
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në një konferencë të përbashkët me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Kaja Kallas tha se angazhimi i vendit tonë mbetet i qartë “ne i përkasim Bashkimit Evropian”.
“Evropa duhet të tregojë lidership që do ta bëjë realitet diçka të vlefshme për qytetarët. Për të rivendosur besimin në idenë evropiane, veçanërisht tek të rinjtë. E them këtë jo vetëm si politikan, por edhe si profesor që punon me të rinjtë.
Le të tregojmë se Bashkimi Evropian nuk është i mbyllur, por për ne është një vizion i gjallë – një bashkësi vlerash, e hapur për ata që i jetojnë ato vlera”, tha Mickoski.
Mickoski thotë se është i gatshëm të diskutojë – në nivel bisedimesh dypalëshe ose në nivel marrëdhëniesh partneriteti në NATO, për të kapërcyer problemin me Bullgarinë për rrugën evropiane të Maqedonisë
“Askush nuk duhet të ketë dilemë – ne duam një zgjidhje, por një zgjidhje dinjitoze dhe afatgjatë. Jemi të lodhur nga bllokadat e vazhdueshme në lidhje me çështjet dypalëshe. Na jepni një zgjidhje që do të jetë unike dhe na lini në shtëpi të bëjmë detyrat e shtëpisë, në mënyrë që të shohim se kush do të jetë udhëheqës dhe kush jo. Le ta gjykojnë të gjithë ata”, tha Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp me Kaja Kallas.



