LajmeSport

Ronaldinho: Yamal i jashtëzakonshëm, mund të shkruajë historinë

Në një intervistë të dhënë për “Marca”, braziliani Ronaldinho në mënyrë të pashmangshme u ndal edhe në temën e Lamine Yamal, i cilësuar nga shumë si trashëgimtari i tij.

Kampioni brazilian preferoi të mos bënte krahasime, por megjithatë shprehu me fjalë admirimi të thellë se çfarë mund të aspirojë marokeni i lindur në 2007, duke filluar nga e ardhmja e afërt.

“Messi dhe unë tashmë kemi bërë historinë, tani është radha e Lamine Yamal të bëjë të njëjtën gjë. Është e mahnitshme ajo që ai ka treguar deri më tani, duke qenë kaq i ri dhe kaq i talentuar. Më pëlqen të shikoj lojtarë si ai, i bëjnë mirë futbollit. Shpresoj që të mund të ketë një karrierë si e jona”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close