
Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë t’i rishqyrtojë vendimet e gjykatave, ky është një element i pavarësisë së gjyqësorit, thotë ministri i Drejtësisë Igor Fillkov lidhur me zgjedhjen e gjyqtarës kushtetuese, Elizabeta Dukovska.
Filkov theksoi se në përputhje me vendimin e Këshillit Administrativ, Këshilli Gjyqësor është i detyruar ta përsërisë procedurën, duke marrë parasysh rekomandimet e gjykatës dhe të dorëzojë propozim të ri në Kuvend.
“Kompetencë për zbatimin e vendimit të Gjykatës administrative ka vetëm Kuvendi, përkatësisht në rastin konkret Këshillit Gjyqësor, kështu që detyra e Këshillit gjyqësor është në përputhje me vendimin e Gjykatës Administrative të përsërisë procedurën dhe të marrë parasysh rekomandimet dhe të paraqesë një propozim të ri në Kuvend”, tha Filkov.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me vendimet që gjyqtarja ka marrë në dy vitet e fundit që kur ajo ka kryer funksionin., Filkov tha se do të duhet të presim dhe të shohim.
Gjykata administrative e mori këtë vendim dy vjet pas zgjedhjes së Dukovskës, e cila u zgjodh fillimisht në Këshillin Gjyqësor me mbështetjen e 11 votave dhe dy “kundër”, dhe më pas u votua zyrtarisht në dhomën ligjdhënëse në prill 2023.
Përveç Dukovskës, u propozuan edhe dy kandidatë të tjerë që plotësonin kushtet. VMRO-DPMNE e atëhershme në opozitë akuzoi Këshillin Gjyqësor për shkelje të Kushtetutës duke zgjedhur Dukovskën sepse nuk i vuri në votim dy kandidatët e tjerë, ndërsa anëtari i atëhershëm i Këshillit Gjyqësor Zoran Gerasimovski tha para deputetëve se Këshilli Gjyqësor nuk vazhdoi të votonte për dy kandidatët e tjerë sepse “ligji nuk parashikon që për kandidat do të përcaktohet propozimi që ka marrë më shumë vota, por sipas rendit të votimit përcaktohet ai që ka marrë shumicën e nevojshme, që është të paktën tetë vota nga anëtarët e Këshillit me të drejtë vote”.
Siç informojnë nga Gjykata Administrative, shfuqizimi i procedurës së saj të zgjedhjes e rikthen atë në pozicionin e saj të mëparshëm në Gjykatën e Apelit Shkup.



