LajmeMaqedoniTopLajm

Albion Iseni pyet Fetahun: A mendon ende se koalicioni VLEN është toksik

Para dy muajsh, isha në vizitë te një ndër njerëzit më të afërt dhe më të besueshëm tonin, Arben Fetai.

Diskutuam gjërë e gjatë për situatën politike, si miq të afërt, në një moment më tha:

Situata në VLEN është shumë toksike, nuk po ec asgjë, nuk mund të lëvizim diçka përpara dhe as nuk mund të punësojmë.

Të tre tjerët tha, janë të koordinuar, dhe na krijojnë bojkotime, në mes tjerash shtoi: VMRO po na shkel.

Duke e ditur raportin e tij vëllazëror me kryetarin dhe kontributin që kemi dhënë bashkë, i besoja shumë. Besoja se ka sinqeritet, parime dhe mbi të gjitha se e ka për kauzë.

Para disa ditëve disa miq më thanë se Arben Fetai ka gjasa të largohet, ju thash asnjëherë!

Ju thash se njihni Arbenin, afërsinë dhe besimin që ka kryetari te ai.

Mirëpo, prej kujt tradhëtohesh?!

Nga Ai që i beson më shumë!

Më dhimbset Arbeni që ka hy në këtë eufori të rrejshme, në këtë rrugë të errët e që nuk të çon askund përveç që i bën shërbim Izetit, Bilallit e Mickoskit.

I dashur Arben, tash a është koalicioni VLEN toksik? A po na shkel VMRO? Si shkojnë punët? Ku jemi me ndryshimet kushtetuese? Si qëndron puna me gjuhën shqipe që po anashkalohet çdo ditë e më shumë? Cilës rrugë jemi? Perëndimit apo?!

Edhe 4 muaj be “brud”, pastaj? Do kthehesh në Bellgjikë? Edhe? Do na kujtohesh si njeri që theve besën e vëllaut tënd, se ashtu të konsideronte Kryetari!

Edhe dy fjalë për prof. Azirin.

Kur u propozua Ministër i Informatikës, e gjithë dega e Gostivarit ishte kundër, Arbeni na tha pranojeni sikur të ishte emri im. Dhe kështu kaloi emri i tij dhe u zgjodh ministër.

A je tu e kuptu besimin që kishte kryetari tek ju, o prof?!

E sot be prof, si ndjehesh? Më thuaj pas 4 muajsh ku e mendon veten? Te Mickoski? Apo në Hungari?!

Jeta nuk është vetëm politikë,

Gjithsesi, shihemi në Tetor!

Me shëndet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close