LajmeMaqedoniTopLajm

Çairasit hapin derën e mikpritjes Blerim Bexhetit, sonte në familjen e Shukri Mustafës në lagjen Gazibabë

Sekretari organizativ dhe njëherit deputet i zonës, Blerim Bexheti sonte është pritur në konakun e familjes Mustafa në lagjen Gazi Babë të komunës së Çairit ku kanë bashkëbiseduar për për zhvillimet e fundit politike dhe shqetësimet që prekin drejtpërdrejt shqiptarët, shkruan Top24

Vizitë te kryefamiljari Shukri Mustafa në lagjen Gazibabë të komunës së Çairit.
Gjatë një vizite të ngrohtë te z. Shukri Mustafa, unë si deputet zone dhe së bashku me disa miq dhe të afërm, biseduam për zhvillimet e fundit politike dhe shqetësimet që prekin drejtpërdrejt shqiptarët.
Edhe pse në zgjedhjet e fundit më shumë se gjysma prej tyre ishin mbështetës të VLEN, sonte shprehën hapur zhgënjimin e tyre ndaj politikave degraduese dhe qëndrimeve anti-shqiptare që po vërehen. Në këtë klimë pasigurie dhe zhgënjimi, shumë prej tyre po rikthehen në përkrahje të BDI-së, si një alternativë e qëndrueshme për të mbrojtur interesin kombëtar dhe dinjitetin shqiptar.
Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar me vëmendje ata kërkojnë unitet, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz.

Related Articles

Back to top button
Close
Close