
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca ka qenë e angazhuar përkrah Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të presidentit amerikan për të arritur paqen në rajon.
Macron shprehu mbështetje për përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump dhe vlerësoi angazhimin e tij për të sjellë paqen, duke theksuar se ai meriton respekt për këtë.
“Presidenti i ri amerikan erdhi në pushtet me angazhimin për të arritur paqen. Ai duhet të respektohet për këtë. SHBA bëri një propozim për armëpushim, por ne u shprehëm se duhet paqe, jo armëpushim. Armëpushimi është një propozim amerikan që u pranua nga Zelensky, edhe pse Ukraina është ende nën agresion. Prisnim përgjigjen e Rusisë, dhe përgjigja ishte qartazi: jo. Putin tha se duhet të kishte një takim në Turqi, por as kjo nuk ndodhi”, deklaroi Macron.
Pjesë nga fjala e Macron:
Kemi qenë krah Ukrainës që nga fillimi. Presidenti i ri amerikan erdhi në pushtet me angazhimin për të arritur paqen. Ai duhet të respektohet për këtë. SHBA bëri propozim për armëpushim, por ne u shprehëm se duhet paqe jo armëpushim.
Armëpushimi është një propozim amerikan që u pranua nga Zelensky edhe pse nën agresion. Prisnim përgjigjen e Rusisë, përgjigje që qartazi është: jo.
I kemi thënë Trump që duhet të bëjmë më shumë presion.
Putin tha që duhet të kishte një takim në Turqi por as kjo nuk ndodhi,.
Përballë cinizmit të Putinit, jam i sigurt që Trump do të reagojë, i shqetësuar për besueshmërinë e SHBA-ve. Sepse propozimi ishte i tyre.



