LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami, Mexhiti dhe Ibrahimi urime kampionatin e pestë të Shkëndijës: Krenaria e shqiptarëve në Maqedoni

Pas fitores ndaj Rabotnickit dhe shpalljes kampion për herë të pestë në historinë e saj, Klubi i Futbollit Shkëndija ka marrë urime nga figurat më të larta politike në Tetovë dhe më gjerë.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një statusi në Facebook uroi klubin dhe gjithë qytetarët, duke theksuar rëndësinë e këtij suksesi:

“KF Shkëndija kampion i ligës së parë! Urime Tetovarë, urime Shkëndijë!,”shkroi Kasami, duke shtuar se ky sukses historik e vendos Shkëndijën në mesin e klubeve elitare të vendit., shkruan Kasami

Edhe kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, shprehu mirënjohjen e tij për këtë arritje, duke theksuar se Shkëndija përfaqëson më shumë se sportin — ajo është simbol i qëndresës, përkushtimit dhe krenarisë kombëtare.

“Klubi i Futbollit ‘Shkëndija’ nuk është vetëm i Ballistëve dhe i Tetovës, por është krenaria e të gjithë shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sot Shkëndija shënoi historinë në mesin e klubeve elitare — për herë të pestë u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll.
Me zemër urime menaxhmentit, ekipit, ballistëve besnikë, Tetovës dhe të gjithë shqiptarëve. Shkëndija KAMPION!”, shkruan Ibrahimi.

Mes liderëve të VLEN edhe zëvendëskryeminsitri Izet Mexhiti njëherit kryetar i Lëvizjes Demokratike ka përmes një postimi në profilin e tij ka uruar KF.Shkëndinë për këtë titull.

Pesë herë kampionë. Shkëndija nuk ndalet!
Për herë të pestë, KF Shkëndija ngjitet në majën e futbollit si kampione e Maqedonisë së Veriut. Kjo është një arritje e madhe që dëshmon përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e pakusht për klubin dhe fanellën.
Gjatë gjithë rrugëtimit të saj, Shkëndija ka dëshmuar se madhështia ndërtohet me lojtarë që luftojnë për çdo top, me trajner që udhëheq me urtësi dhe përgatitje, me drejtues që investojnë me besim dhe vizion, dhe me tifozë të palodhur që nuk ndalen kurrë së besuari. Çdo hallkë ka qenë vendimtare në këtë sukses të merituar.
Si zëvendëskryeministër, ju uroj sinqerisht për këtë fitore të rëndësishme dhe shpreh mirënjohjen time për kontributin e vyer që jepni në sport dhe në jetën shoqërore. Sporti është burim frymëzimi për të rinjtë, dhe fitore të tilla janë dëshmi e qartë se kur punohet me zemër, arrihen majat.
Urime kampionëve të rinj. Urime KF Shkëndija!

Ky titull është i pesti në historinë e Shkëndijës, pas atyre të fituara në vitet 2011, 2018, 2019 dhe 2021, duke e forcuar pozicionin e saj si një nga klubet më të suksesshme në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close