
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një positmi ka kujtuar heroin kombëtarë shqiptarë Gjergj Kastrioti- Skenderbeu në 620 vjetorin e lindjes duke e vlerësuar ate si themeluesi i shtetit shqiptarë në mesjetë dhe sot, shkruan Top24
“Të shumtë janë heronjtë nga e kaluara jonë e lavdishme. Secili me madhështinë dhe lavdinë e vet. Sot është ditëlindja e më të madhit ndër shqiptarët. Të shumtë janë që duan ta përvetësojnë dhe po aq janë që e kontestojnë. AI ishte një dhe i vetëm Mbret i Arbnit, Leka i Madh i Mesjetës – Gjergj Kastrioti Skënderbeu, gurthemeli i shtetit shqiptar asokohe dhe sot.” shkruan Sela.




