
5 Maji, Dita e Dëshmorëve, është një moment reflektimi dhe përulësie para veprës së pavdekshme të bijve dhe bijave që ranë për lirinë, identitetin dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Është një ditë kur përkulemi me nderim përpara gjakut të derdhur dhe sakrificës së atyre që idealin kombëtar e vunë mbi gjithçka.
Dëshmorët tanë nuk kërkuan asgjë për vete, por dhanë gjithçka për ne. Sakrifica e tyre është amanet, është frymëzim dhe udhërrëfyes në rrugën tonë politike dhe kombëtare. Është detyrë e jona ta ruajmë këtë kujtim të gjallë, jo vetëm në fjalë, por në vepra – duke punuar çdo ditë për një shoqëri të drejtë, të lirë dhe të barabartë
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!
Nderimi për ta është më shumë se kujtim – është përgjegjësi!



