LajmeRajon

“Bufi merret me Lamborghinin e Noizyt”, Rama: Ça kënge këndoi që mori 6 milionë edhe i nisi për Amerikë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët e Lezhës këtë pasdite ndërsa na ndajnë shumë pak ditë nga dita e zgjedhjeve.

Ai iu përgjigj sërish komentit të kreut të PD, Sali Berishës për makinën Lamborghini të Noizyt.

“Pse bufi merret me Lamborghinin e Noizyt është temë tjetër, se Noizy ka bërë shumë albume, është këngëtar, po bufi ça kënge ka këndu që mori 6 milionë edhe i nisi për Amerikë për të heq nga veshi atë matrikullimin që i kanë vu atje dhe nuk e di a e hoqi a s’e hoqi, as më intereson fare”, tha Rama.

Pse bufi merret me Lamborghinin e Noizyt është temë tjetër, se Noizy ka bërë shumë albume, është këngëtar, po bufi ça kënge ka këndu që mori 6 milionë edhe i nisi për Amerikë për të heq nga veshi atë matrikullimin që i kanë vu atje dhe nuk e di a e hoqi a s’e hoqi, as më intereson fare, por mesa kuptoj unë tani të paktën, i mori Latifi gjithë ato lek, Latifi se di ku është, magjia s’po funksionon, bufi ka nis historinë që po afrohen vjedhjet, jo zgjedhjet.

Bufi do vazhdojë deri të premten duke i treguar të gjithëve sa madhështore do jetë fitorja. Në 11, në darkë fitorja më madhështore e kënetës, më 12 paradite, do thotë fitorja është në kufi. Më 13, bufi do thotë vjedhja më madhështore e historisë. Kjo është dinamika që do zhvillohet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close