
Gjykata kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, sot ka vendosur që komunitetit musliman të ju mer të drejtën për arsim të besimit fetarë duke shfuqizuar ligjin për themelimin e kësaj medereseje, shkruan Top24
Me këtë vendim, gjykata kthen pas dhe u mer të drejtën nxënësve të kësaj shkolle të kenë të njejtin status si nxënësit tjerë me çka ata nuk do të gëzojnë të njejtat mundësi për tu regjistruar në fakultete.
Kujtojmë që edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve është në procedurë të shqyrtimit të gjykatës Kushtetuese ku gjatë muajt Maj pritet të nisë seanca përgaditore. Duke u nisur nga vendimi i sotëm i kësaj gjykate lind pyetja nëse edhe ligji për përdorimin e gjuhëve do të ketë të njejtin fat.



