
Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani sot ka ndarë 18 vendime pune për mësimdhënësit e shkollave fillore komunale, shkruan Top24
“Një ditë e bukur dhe domethënëse sot në komunën tonë. Pata kënaqësinë të dorëzoj 18 vendime pune për mësimdhënësit që prej kohësh kontribuojnë me përkushtim në shkollat tona.
Uroj që secili mësimdhënës ta kryejë me përkushtim dhe dinjitet misionin fisnik të dijes.
Patshi shëndet dhe suksese!”, shkruan Shabani.



