
Bekim Qoku do të jetë koordinator i Grupit Parlamentar të koalicionit VLEN. Lajmin për TV21 e konfirmoi vetë deputeti Qoku, i cili tha se shumë shpejt për këtë do ta informojnë edhe kryeparlamentarin Afrim Gashi.
Kujtojmë se Bekim Qoku u zgjodh deputet në zonën numër 6 brenda koalicionit VLEN si anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje.



