
Sektori për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standardet Profesionale pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup kundër V.V. – punonjës në pension, dhe në kohën e kryerjes së veprës penale në vendin e punës si “zëvendësdrejtor” në Sektorin për Punë të Përbashkëta dhe Menaxhim me Burimet Njerëzore në Byronë për Siguri Publike pranë MPB-së dhe kundër V.N. – punonjës në pension, dhe në kohën e kryerjes së veprës penale në vendin e punës si “shef” i Sektorit për Çështje Ligjore dhe Mbrojtje të të Dhënave Personale në Sektorin për Punë të Përbashkëta dhe Menaxhim me Burimet Njerëzore në BSP pranë MPB-së, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
E dyta e raportuar, si person zyrtar i autorizuar, kur vendimet përkatëse kishin arritur në sektorin që ajo drejtonte, nuk i kishte lexuar me vëmendje dhe i kishte dorëzuar për t’u regjistruar në Protokollin e Sektorit për Çështje Ligjore dhe Mbrojtje të të Dhënave Personale, pa reaguar në mënyrë të duhur dhe pa i kthyer vendimet tek e para e raportuar, me qëllim që ato të dërgoheshin tek Sektori kompetent për Menaxhim me Burimet Njerëzore dhe Trajnime për veprim të mëtejshëm. Me këtë veprim, të raportuarat i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm pasuror buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në emër të pagave të paguara dhe kontributeve nga marrëdhënia e punës për punonjësit të cilëve, sipas vendimeve gjyqësore, duhej t’u ndërpritej marrëdhënia e punës në MPB, në shumën prej 3.314.870 denarë.



