LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Si në luftë ashtu në paqe, Tetovarët asnjëherë nuk u dorëzuan përballë padrejtësive që i kanosen popullit tonë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në Tetovë ka marë pjesë në mbledhje e shtabit politik të Tetovës që drejtohet nga Bajram Rexhepi duke theksuar se “Si në luftë, ashtu edhe në paqe, në Tetovë gjithmonë e shoh të njëjtin entuziazëm të qytetarëve, të cilët asnjëherë nuk u dorëzuan përballë padrejtësive që i kanosen popullit tonë”, shkruan Top24

Ali Ahmeti

Si në luftë, ashtu edhe në paqe, në Tetovë gjithmonë e shoh të njëjtin entuziazëm të qytetarëve, të cilët asnjëherë nuk u dorëzuan përballë padrejtësive që i kanosen popullit tonë.
Organizimi i Shtabit Politik të BDI-së nënkupton një mburojë të fortë në luftën politike për të mbrojtur të arriturat e shqiptarëve.
Shqiptarët asnjëherë nuk janë nënshtruar, as në situatat më të rënda. Bashkimi Demokratik për Integrim ka kapacitetin intelektual dhe politik për të qenë kujdestar i mbrojtjes së atyre të arriturave që me mund e sakrificë i kemi jetësuar.
Falënderoj anëtarët e Shtabit Politik në Tetovë dhe ju uroj punë të mbarë në periudhën në vijim.
BDI gjithmonë do të mbetet një kafshatë që s’kapërdihet për të gjithë ata që kanë qëllime ogurzeza ndaj shqiptarëve.
+15
Like

Comment
Share

Related Articles

Back to top button
Close
Close