
Një ‘përplasje’ mes disa personave përfundoi në një incident të dhunshëm me armë zjarri të shtunën pasdite në Brugg AG, Zvicër, duke lënë të plagosur një shtetas nga Kosova.
Sipas njoftimit të Policisë Kantonale të Aargaut, disa të shtëna armësh u dëgjuan teksa një veturë BMV hapi zjarr ndaj një makine Skoda, e cila ndodhej e parkuar në një zonë parkimi.
Po ashtu, tensioni u zhvendos edhe në ambientet e urgjencës së spitalit në Baden, ku prania e policisë ishte e dukshme. Sipas portalit Blick.ch, forcat e rendit vendosën masa të shtuara sigurie në ambientet e spitalit për shkak të natyrës së rastit.
Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme lidhur me moshën e të dyshuarit të dytë apo nëse të dy ndodheshin në automjetin BMV në momentin e të shtënave. Prokuroria ka nisur procedurat penale, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe çdo lidhje të mundshme me incidente të tjera.



