
Njësia Kundër Terrorizmit ka zhvilluar një aksion të ri në orët e para të mëngjesit në Kaçanik, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar katër persona: Fatjon Tusha, Elmedin Raka, Labinot Murati dhe Ridvan Axhami.
Sipas burimeve të Indeksonline, këta katër persona janë liruar pak çaste më parë, rreth orës 13:45.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë në Komunën e Kaçanikut, si pjesë e hetimeve për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika.
Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se gjatë këtij operacioni janë kryer arrestime të reja, por numri përfundimtar i të arrestuarve ende nuk është bërë i ditur, pasi aksioni është në zhvillim e sipër.



