BotaLajme

Pjesë e grupit që do të mbyllë arkëmortin e Papa Françeskut, reagime ndaj kardinalit Roger Mahony: Ka fshehur raste të abuzimit seksual…

Prania e kardinalit Roger Mahony në grupin e personave që do të mbyllë arkivolin e Papa Françeskut gjatë ceremonisë së së shtunës ka shkaktuar reagime në Shtetet e Bashkuara. Mahoney i cili ka shërbyer si Kryepeshkop i Los Angeles akuzohet për fshehjen e rasteve të abuzimit seksual të fëmijëve nga priftërinjtë. Kleriku amerikan u lirua nga detyra në janar 2013 nga pasardhësi i tij pas publikimit të mijëra dosjeve në të cilat shënohej se ai kontribuonte në prapaskenë për të mbrojtur priftërinjtë pedofilë dhe Kishën nga skandali i zbulimit të aktiviteteve të tyre.

Në të paktën një rast, Mahony për 25 vjet dyshohet se mbajti në radhët e kishës priftin Michael Baker, i cili në vitin 1986 pranoi se kishte abuzuar seksualisht me dy djem gjatë një periudhe shtatëvjeçare. Mahoney e dërgoi priftin tashmë të rrëzuar për terapi psikologjike, duke e këshilluar që të mos kalonte kohë me të mitur.

Mahoney, i cili ka kërkuar vazhdimisht falje për veprimet e tij, tha në atë kohë se zyrtarët katolikë nuk e kuptonin se si të trajtonin raste të tilla, të cilat ai i përshkroi si “një mëkat dhe krim i tmerrshëm”. Në zëdhënës i Vatikanit deklaroi se Mahoney u zgjodh për rolin e tij në ceremoni bazuar në vjetërsinë e tij si kardinal.

Related Articles

Back to top button
Close
Close