LajmeMaqedoniTopLajm

Snopçe: Kërkuam listatë veçanta për këshilltarë, për rezultat më të mirë dhe që të matemi!

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në ONTIME për TV Koha, tha se ideja e ASH-së për të shkuar me lista ndaras ka qenë për dy arsye konkrete, që të mobilizojnë më shumë njerëz për rezultat më të mirë dhe e dyta që të maten si parti politike sa peshojnë në opinion, shkruan Top24

“Arsyeja ishte e dyfisht, do të kishim aktivizuar gjitha partitë politike, me emër e mbiemër kishim shumë kandidatë.  Mos të mbështesim tek njëra parti e te tjetra. Dhe, arsyeja tjetër të matemi të shohim se si qëndrojnë në terren, ky është sondazhi më i mirë. Të kemi një pasqyrë se kushduhet të jetë lideri. Fatkeqësisht, një herë kjo ide ishte në heshtje e pastaj me kalimin e kohës u shndërrua në refuzim. Te kandidatët për kryetar komune propozuam që të kemi sondazhe edhe këtë e refuzuan”, tha deputeti Snopçe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close