LajmeSport

Omeragiq në shoqëri me Ceferin dhe Erdogan në hapjen e zyrës së UEFA-s në Stamboll

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiq, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së zyrës së re rajonale të UEFA-s në Stamboll.

Veprimtaria u mbajt në prani të përfaqësuesve të shumtë të rangut të lartë nga bota e futbollit, duke përfshirë Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Ceremonia u shënua me praninë e pothuajse të gjithë Federatave të futbollit nga rajoni, gjë që dëshmon rëndësinë e këtij projekti strategjik për zhvillimin dhe avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit futbollistik në Evropën Juglindore.

“Përmes kësaj zyre të re, UEFA do të forcojë koordinimin e saj me vendet e rajonit dhe integrimi i futbollit evropian do të thellohet më tej. Turqia do të jetë mikpritëse e tre ngjarjeve kryesore të UEFA-s në një periudhë të shkurtër kohe, duke përfshirë organizimin e EURO 2032, që është një konfirmim i zhvillimit dhe përkushtimi i tyre ndaj punës. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për bashkëpunimin, Presidentin e Futbollit turk dhe besimin e tyre”, tha Omeragiq.

Related Articles

Back to top button
Close
Close