
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Demokratike në kuadër të VLEN ka dalë me një deklaratë këtë mbrëmje, ku premton se “ndryshimin s’ka kush e ndal, sepse atë e ka kërkuar populli”.
Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Mexhiti ka siguruar qytetarët që të qëndrojnë “rahat”.
Viktimizimi kurrë nuk ka qenë virtyt i popujve të mëdhej, as i prirësve të lavdishëm.
Fajësimi i tjetrit për zgjedhjet personale nuk e ka bërë asnjë politikan as burrështetas as vizionar. Populli kërkon siguri dhe qëndrueshmëri, dhe liderë tek të cilët mund të mbështetet.
Ndryshimin s’ka kush e ndal, sepse ate e ka kërkuar populli. E populli meriton besnikëri, meriton dinjitet, meriton proceset që i kemi nisur t’i çojmë para me guxim. Detyrimi ynë moral e politik është një dhe i vetëm, e ai është populli!
Rrini rahat!



