
Instituti “Atlas” ka vlerësuar se vendosja e çmimit prej 5 centësh për qeset plastike në tetor të vitit 2023 ka sjellë rezultate efektive në Kosovë.
Sipas këtij institucioni, “importi ka rënë nga 1 milion kg në 2021 në vetëm 250 mijë kg në 2024 – një kursim prej rreth 1 milion eurosh në vit
Të njëjtit kanë vlerësuar se politikat fiskale mund të ndikojnë realisht në uljen e ndotjes mjedisore.
“Megjithatë, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit nuk ka publikuar ende të dhënat për prodhimin vendor, siç kërkohet me ligj, deri me 31 mars të çdo viti. Qeset plastike njëpërdorimshme duhet të ndalohen tërësisht!”, thuhet në komunikatën e tyre.
Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kishte bërë të ditur se nga 7 shtatori i 2023-së prodhimi i qeseve plastike nga zero deri në 25 mikron të cilat përdoren dhe mund të merren falas do të ndalohet rreptësishtë.
Ndalimet për përdorimin e qeseve plastike dhe zhvillimi i alternativave ishte një hap shumë i mirëpritur kur krahasohej me presionin mbi prodhimin dhe përdorimin e qeseve plastike nga njerëzit.
Edhe pse vendosja e një takse për qeset plastike ka një efekt pozitiv në mbrojtjen dhe ruajtjen e pjellorisë së tokës bujqësore, përdorimi i vazhdueshëm dhe dominues që rezulton i vetë qeseve plastike do të mohonte përfitimet ose avantazhet e taksës.




