
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sonte në një intervistë për gazetën Lajm ka theksuar se edhe ai ka kanale komunikimi me njerës të afërt me Ziadin Selën. Ndërkohë, ASH-Sela janë pjesë e “Frontit për Europë” dhe kështu Kasami po komunikon me BDI-në përmes Selës, shkruan Top24
Ndryshe krytari i ASH-së Arben Taravari, u përjashtua nga VLEN pasi ai komunikonte me BDI-në e Ahmetit, respektivisht komunikont me “Frontin për Europë”. Kalimi eventual i Taravarit dhe Kasamit në “Frontin për Europë” do të forconte pozicionet e shqiptarëve të Maqedonisë karshi qeverisjes monoetnike të Hristjan Mickovskit.



