
Krerët e koalicionit VLEN kanë vendosur sot unanimisht që të vazhdojnë të garojnë të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme, por pa Arben Taravarin. Ky vendim nënkupton përjashtimin e liderit të Aleancës Ypër Shqiptarët nga koalicioni.
Në deklaratën e tyre, tre liderët e mbetur bënë thirrje që simpatizuesit dhe anëtarët e ASH-së të distancohen nga veprimet e Taravarit dhe të qëndrojnë brenda koalicionit VLEN, duke theksuar se uniteti është thelbësor për të ardhmen politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut./



