LajmeMaqedoni

Dy ndërhyrje komplekse janë kryer në Klinikën për kirurgji digjestive në Shkup

Dy ndërhyrje komplekse janë kryer në Klinikën për kirurgji digjestive në Shkup, njoftuan autoritetet në konferencën e sotme për media.

Drejtori i Klinikës për kirurgji digjestive, Ognen Kostovski, tha se më 12 dhe 13 mars janë bërë transplantet e mëlçisë kadaverike dhe dy veshkave. Pak më vonë, me mbështetje financiare është kryer madje procedura e parë bariatrike tek një pacient. Dy ditë ka zgjatur hospitalizimi i përgjithshëm.

 

“Ky është transplanti i pestë kadaverik i mëlçisë me rezultatin më të suksesshëm”, theksoi Kostovski.

 

Ai tha se trendi vazhdon edhe në të ardhmen do të bëhen të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit të transplantimit nga donator i gjallë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close