BotaLajme

Ekonomia e Kinës ka shënuar rritje për 5.4%

Bruto Prodhimi Vendor i Kinës është rritur për 5.4% gjatë tremujorit të parë të këtij viti, kanë treguar të dhënat nga Byroja Kombëtare e Statistikave në Kinë.

 

Bruto Prodhimi Vendor i Kinës ka mbërritur në pothuajse 31.88 trilion yuan apo rreth 4.42 trilion dollarë amerikan. Në baza tremujore, ekonomia e Kinës ka shënuar rritje për 1.2%.

 

Bruto Prodhimi Vendor i Kinës është rritur për 5% vit-pas-viti deri vitin e kaluar ndërsa vendi ka për synim që rritja ekonomike përgjatë gjithë vitit 2025 të jetë rreth 5%.

 

Megjithatë zyrtarët kinez kanë paralajmëruar për rritjen e presionit nga tarifat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mallrat kineze dhe pasigurisë ekonomike globale.

 

Sheng Laiyun, zv/komisionari nga Byroja Kombëtare e Statistikave ka thënë se kjo tregon se ekonomia e Kinës po vazhdon të rimëkëmbet në mënyrë të qëndrueshme. Megjithatë, ambient i jashtëm mbetet kompleks dhe I ashpër ka thënë Laiyun, me proteksionizmin në rritje dhe rendin ekonomik global nën tendosje.

 

Pekini dhe Uashingtoni mbeten të angazhuar në luftën tregtare me tarifat e ndërsjella për produktet e tyre. ShBA ka aplikuar tarifën prej 145% për mallrat nga Kina ndërsa i është përgjigjur me tarifën prej 125% për prodhimet amerikane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close