LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Një shtet europian do të na ndihmojë për ndërtimin e spitaleve në Shtipit dhe Kërçovë, dhe një objekt spitalor në Tetovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se spitali i Shtipit dhe i Kërçovës nuk janë lënë në harresë, por po negociohet me një shtet evropian për ndërtimin e këtyre objekteve që siç tha, beson që shumë shpejtë do të arrihet një marrëveshje.

 

“Bëhet fjalë për spitalin e përgjithshëm të Shtipit, Fakultetin e Mjekësisë në Shtip, spitalin e Kërçovës dhe një pjesë, një ndërtesë në spitalin e Tetovës. Është në procedurë, negociatat i bëjmë si Qeveri po paketa e marrëveshjes nuk është vetëm shëndetësia, por janë edhe lëmitë e tjera. Unë besoj se Qeveria së shpejti do të nënshkruajë një marrëveshje strategjike me një shtet të rëndësishëm evropian për të ecur këto projekte”, tha Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close