BotaLajme

“Ejani shiheni me sytë tuaj!”/ Zelensky fton Trump në Ukrainë: Para se të bësh paqe me Putin..

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar Donald Trump të vizitojë Ukrainën përpara çdo vendimi apo negociate për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Ai e ftoi që të shohë nga afër pasojat e agresionit rus ndaj civilëve dhe vendit të tij.

 

Kjo deklaratë vjen pas një sulmi të rëndë me raketa nga Rusia në qytetin Sumy, ku u vranë 34 persona, përfshirë dy fëmijë, dhe u plagosën 117 të tjerë. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj civilëve në Ukrainë për vitin 2025.

Liderët botërorë si Macron, von der Leyen, Merz dhe Starmer e dënuan ashpër sulmin, duke e cilësuar si krim lufte dhe duke kërkuar masa të forta për një armëpushim. OKB theksoi se sulmet ndaj civilëve janë shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close