LajmeMaqedoni

Mot me vranësira dhe reshje lokale të shiut

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore të shtetit me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor

 

 

 

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 3 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë.

 

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 18 gradë.

 

Sipas parashikimit të DPHM, prej sot vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme lokale të shiut.

 

“Në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme jugore, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close