
Konsulenti i fushatës së PD-së, amerikani Chris LaCivita, pasi ishte i pranishëm në hapjen e fushatës zgjedhore një ditë më parë, do të jetë edhe në Konventë e PD-së për programin elektoral.
Drejtuesi i fushatës së Opozitës pohoi se u përpoqën të burgosnin Donald Trump në 2024-n, ashtu si socialistët në Shqipëri tani duan të burgosin Opozitën.
“Është fantastike! Në 2024, në SHBA, socialistët u përpoqën të burgosnin Trump, por dështuan. Në 2025, socialistët duan të burgosin të gjithën opozitën e tyre, do të dështojnë. Përse?



