
“Sot jam për vizitë pune në Resnjë, në mëngjes pata takim me kryetarin e komunës dhe me këshilltarët. Në takim diskutuam për situatën që e goditi këtë rajon, përkatësisht për temperaturat e ulëta që ishin ditëve të fundit”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
“Dua të informoj se që sot, në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Resnjës, do të merret vendim për shpalljen e fatkeqësisë natyrore, do të formohet një komision për vlerësimin e dëmeve dhe nga e hëna do të shpallet Thirrja Publike në të cilën të gjithë bujqit duhet të paraqesin nëse kanë pësuar dëme nga temperaturat e ulëta gjatë ditëve të kaluara”, sqaroi ministri.
“Ne si Ministri, si Qeveri, do të dalim në ndihmë dhe do t’i kompensojmë të gjithë bujqit që kanë pësuar dëme nga këto temperatura të ulëta”, theksoi ministri.



