LajmeRajonTopLajm

Osmani takohet me Erdoganin: Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar këtë të premte me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

E para e Kosovës tha se Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal

“Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët. Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë. Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

Osmani po qëndron në Turqi ku mori pjesë edhe në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë./21Media

Related Articles

Back to top button
Close
Close