
Ka nisur protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike me 15 për qind sa ishte propozuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve për të kundërshtuar këtë, propozim që sot ishte në rend ditë për t’u votuar në mbledhjen e Bordit të ZRrE-së.
Me pankarta në duar “Mbroj familjen tënde-protesto”, Qytetarët nuk janë bankomat”, “Nuk paguajmë për dështimet tua”, etj, protestuesit shprehën pakënaqësinë ndaj kërkesës së kompanive energjetike për rritjen e tarifave të rrymës.
Fillojnë të mblidhen protestuesit kundër shtrenjtimit të rrymës

Qytetarët fillojnë të mblidhen për të protestuar kundër shtrenjtimit të energjise elektrike.
Protesta fillon nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në të njëjtën ditë kur edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale, duke mos treguar për sa përqind është rritur çmimi i rrymës.



