LajmeMaqedoni

Ademi për VLEN-in: Çdo koalicion që futet në qeveri si humbës, do ta mbajë barrën e humbjes ndaj maqedonasve!

Profesori Visar Ademi, në një prononcim për TV Alsat, ka komentuar marrëdhëniet ndëretnike dhe qëndrimin e pushtetit maqedonas ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

 

“Ne me maqedonasit nuk ndahemi për vija ekonomike apo zhvillimore, por për vija politike. Ata na shohin si një komb që duhet të nënshtrohet ndaj maqedonasve,” ka thënë Ademi.

 

Ai gjithashtu ka theksuar se çdo parti politike apo koalicion shqiptar që bëhet pjesë e qeverisë si humbës në zgjedhje do të përballet me një barrë të rëndë.

 

“Çdo parti politike apo koalicion që futet në qeveri si humbës, do ta ketë barrën e kësaj peshe – humbjen karshi maqedonasve,” ka përfunduar profesori Ademi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close