
Në komunën e Tearcës janë shënuar ditët e frankofonisë nën një organizim të kryetarit Nuhi Neziri, Aleancës franceze dhe Ambasadës së Zvicrës, shkruan Top24
Sot, Ambasadorja e Zvicrës Véronique Hulmann vizitoi komunën e Tearcës dhe bashkë me kryetarin e komunës Nuhi Nezirin morën pjesë në aktivitetet kushtuar Ditëve të Frankofonisë, thuhet në një nioftim të komunës së Tearcës.
Aktivitetet u organizuan nga Aleanca Franceze, Ambasada e Zvicrës në bashkëpunim me shkollat e komunës së Tearcës dhe të Qytetit të Tetovës në Shkollën Fillore Komunale ” Faik Konica ” , fshati Dobrosht.
Kjo vizitë përbën një moment të rëndësishëm për komunitetin tonë, duke reflektuar lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin gjithnjë në rritje ndërmjet vendeve tona.
Pritja u organizua me përkushtim dhe ngrohtësi ku, dhe vetë Ambasadorja shprehu mirënjohjen e saj për mikpritjen dhe përkushtimin e shkollës dhe komunitetit lokal.
Gjithashtu, edhe kryetari i komunës shprehu falënderime dhe mirënjohje për Ambasadoren e Zvicrës për bashkëpunimin e deritanishëm me komunën e Tearcës dhe rëndësinë e këtyre organizimeve të cilat, na sjellin më afër njëri-tjetrit dhe janë shumë të dobishme për nxënësit , shkollat dhe zhvillimin e shoqërisë sonë në përgjithësi.








