BotaLajme

Kina premtoi se do të marrë kundërmasa vendimtare dhe të luftojë deri në fund me tarifat e Trampit

Kina premtoi zotuar se do të marrë kundërmasa vendimtare në përgjigje të tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Tramp, raporton Ksinhua.

“Nuk do të jetë e lehtë, por do të fitojmë”, siguroi Tramp të shtunën.

Dje ai paralajmëroi se do të vendosë tarifë shtesë prej 50 për qind për mallrat kineze nëse Pekini nuk i tërheq tarifat që kishte vendosur në përgjigje të tij.

“Të ashtuquajturat tarifa reciproke të SHBA-së kundër Kinës janë të pabaza dhe një praktikë tipike e ngacmimit të njëanshëm”, deklaroi sot një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë Kineze.

Ai theksoi se Pekini “do të luftojë deri në fund nëse (Uashingtoni) vendos të vazhdojë në rrugën e gabuar”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close