
Enti shtetëror i statistikës sot njoftoi se inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve për jetesë, në mars 2025 shënon ulje prej 1,3% krahasuar me shkurt 2025. Kjo ulej është rezultat i uljes së çmimeve në disa kategori siç janë ushqimet dhe pijet joalkoolike, transporti, mobiliet dhe orenditë, pijet alkoolike, duhani dhe mallra të tjera dhe shërbime.
Por krahasuar me të njëjtin muaji të vitit të kaluar, indeksi i shpenzimeve të jetesës është rritur për 2,7% ndërsa indeksi i çmimeve në pakicë për 2,2%.



