
Kryetari i ASH-së tha se partitë tjera në VLEN nuk i kanë ofruar atij që të shkrihen në një parti. Taravari tha se në rast se subjektet e tjera politike në koalicion kanë vendosur që të bëhen një parti, ASH-ja “do t’ua japë emrin VLEN”.
Ne deri më tani nuk kemi pasur ofertë nga VLEN që të bëhemi një parti, nëse do të kemi, edhe atë do ta shqyrtojmë, nuk ngutemi. Megjithatë edhe nëse ata eventualisht kanë vendosur të jeni bashkërisht, emrin ua japin, le ta mbajnë VLEN, ne do të mbetemi. Kemi 5 deputetë si Aleancë për Shqiptarët, do të vazhdojmë me grupin tonë parlamentar, megjithatë të hapur për bashkëpunim me të gjithë”, tha Taravari.



