LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: BDI le t’i rikthehet agjendës së gjelbër, ndoshta gjatë vrapimit do t’u kthjellet mendja

I pyetur për qëndrimet e BDI-së, se pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po degradohet, kryeministri Hristijan Mickoski tha se integristët po bëjnë politikë të ndarje, përcjell TV21. Mickoski tha se i sugjeron BDI-së që t’i rikthehet agjendës së gjelbër.

“Sa më shumë funksionarë të BDI-së kapen në krim, deri sa i kanë kryer funksionet e tyre në të kaluarën, aq më shumë të do ashpërsohet kjo retorikë, sepse frika është e madhe. Unë do t’u bëja thirrje që të rikthehen në ato platforma, në atë agjendën e gjelbër që e kanë promovuar para disa viteve kur vraponin në Vodno të Shkupit, ndoshta gjatë vrapimit do t’u kthjellet mendja dhe do të japin ndonjë ide kualitative”, tha mes tjerash Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close