
Ministri i Administratës, Goran Minçev thotë se në ministrinë që drejton ai respektohet gjuha shqipe. Në lidhje me mungesën e opsionit për gjuhën shqipe në ueb faqe, Minçev thotë se po përgatiten ueb faqe të reja në të gjitha ministrit.
“Po bëhen ueb faqe për të gjitha ministritë, nëse e keni vërejtur mirë. Ne nuk e përdorim, ose nuk është bërë ueb faqe për Administratë Publike, por e përdorim ueb faqen e vjetër, të ministrisë së vjetër, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Në atë moment që do të jenë gati këta ueb faqe, do të informoheni në kohë. Ndërsa siç mund ta shihni, edhe në hyrje të zyrës sime janë të gjitha…përfshi edhe teksti i ministrit janë në dy gjuhë, respektivisht në maqedonisht dhe në shqip”, tha Minçev.
I pyetur se pse kumtesat nga ky institucion dërgohen vetëm në gjuhën maqedonase, Minçev tha se kjo bëhet për shkak se kështu është e rregulluar me ligj.
“Kjo do të thotë se kumtesat edhe deri tani, edhe tutje, do të dërgohen te mediumet në gjuhën maqedonase, sepse është e rregulluar me ligj, por me kërkesë të mediave, ne si Ministri e Administratës Publike jemi të gatshëm , i njëjti tekst të përkthehet edhe në shumë gjuhë të bashkësive etnike, që do të thotë, veprojmë sipas ligjit”, shtoi Minpev.



