LajmeMaqedoni

Toshkovski: Punonjësit e MPB-s nga sot marrin pagë me rritje prej 10 përqind

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ka njoftuar se nga sot punonjësit e dikasterit që drejton kanë rritje të pagës bazë prej 10 përqind. Në profilin e tij në Facebook Toshkovski shkruan se kjo nuk është e mjaftueshme por se është një hap drejt rikthimit të dinjitetit të punonjësit policor.

“Vitet e fundit ka pasur kritika mjaft të justifikuara se pagat në MPB janë të ulëta, ndërsa pritshmëritë dhe përgjegjësitë janë të larta. Shpesh viheshin në dukje dallimet në lidhje me disa shërbime të lidhura, dhe ndjenja e nënvlerësimit ishte reale dhe e justifikuar.

Kjo rritje nuk është e mjaftueshme, por është një nga hapat e shumtë që do të vijojnë drejt rikthimit të dinjitetit dhe reputacionit të punonjësit të policisë. Qëllimi është i qartë, të ndërtohet një forcë policore moderne, profesionale dhe e fortë që do të jetë një shërbim i vërtetë për qytetarët.

Ne vazhdojmë të ecim përpara drejt ofrimit të kushteve më të mira, mbështetje më të madhe dhe vlerësim të vërtetë për punën që bëhet çdo ditë”, shkruan në profilin e tij në Facebook Pançe Toshkovski

Related Articles

Back to top button
Close
Close