LajmeMaqedoni

Ejupi: Menaxhimi rajonal i mbeturinave do të mundësojë një aktivitet dhe kontroll më të mirë ekologjik të mbeturinave

”Vendosja e menaxhimit rajonal të mbeturinave do të mundësojë një kontroll ekologjik më të mirë të aktiviteteve të menaxhimit të mbeturinave, përmes uljes së depozitimit të mbeturinave, duke ulur sasitë e mbeturinave të hequra dhe duke rritur përdorimin dhe riciklimin e tyre, si dhe uljen e hedhjes së paligjshme, menaxhimin e deponive dhe vendburimeve ilegale. Për më tepër, kjo do të çojë në rritjen e të ardhurave, në rritjen e vendeve të punës në industrinë e mbeturinave, për rritjen e të ardhurave dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), si dhe zhvillimin e një ekonomie cirkulare që do të mundësojë përdorimin më të madh të burimeve, duke sjellë kështu rritje ekonomike”,  tha Resmi Ejup Rrustemi, sekretar shtetëror i Ministrisës së Ekologjisë në hapjen e Konferencës Partnere për Shërbime të Qëndrueshme të Menaxhimit të Mbeturinave, e cila u mbajt në kuadër të projektit “Menaxhimi i Qëndrueshëm i Mbeturinave në Nivel Lokal”.

Rrustemi shtoi se autoritetet lokale duhet të vazhdojnë me procesin e nisur, që është e vetmja  zgjidhje e qëndrueshme, ekonomike dhe afatgjatë për menaxhimin e sasisë së madhe të mbeturinave që hidhen ilegalisht.

Gjatë ngjarjes u promovuan politikat për menaxhimin e mbeturinave, u diskutuan strategjitë për përdorimin efikas të burimeve të disponueshme dhe u mundësua koordinimi i programeve dhe financimeve për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjate të sistemeve të menaxhimit të mbeturinave, ndërsa kjo gjithashtu shërbeu si një platformë diskutimi ndërmjet autoriteteve kombëtare dhe lokale, komunitetit të dhuruesve dhe aktorëve të tjerë në fushën e menaxhimit të mbeturinave.

Në ngjarje u mbajtën fjalime gjithashtu nga Ambasadorja e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e saj Ami Larson Xhain, Kreu i Delegacionit të BE-së, Stefan Hudolin dhe Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Erxhan Selimi.

Konferenca u organizua nga SALAR International, si pjesë e iniciativës të mbështetur nga Suedia për ndihmën në krijimin e një sistemi rajonal për menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Pellagonisë dhe atë Jugperëndimor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close