
Në mbledhjen e dytë të Këshillit për Reforma në Administratë Publike Kryeministri Mickoski paralajmëroi trajnimin e stafit të administratës publike, digjitalizimin e saj, punësime në baza profesionale, për të ndërtuar siç tha ai një Administratë moderne dhe efikase që do ti përgjigjet nevojave të shoqërisë. Veç kësaj Mickoski foli se qeveria do të punojë në drejtimin e asaj që të ketë llogaridhënie dhe avancimin e kodeve etike.
Siç informonuan nga shërbimi për informim i qeverisë, Mickoski ka theksuar se nuk do të ketë më njerëz që rrinë shtëpi dhe marrin paga dhe paralajmëroi se Qeveria do të fokusohet në disa elemente në administratën publike për ta bërë atë më efikase.
“Mund të informoj se nuk ka më njerëz që rrinë në shtëpi dhe paguhen. Ne po luftojmë për një sistem meritash në vend të ndikimeve partiake. Administrata profesionale nënkupton që punësimet dhe ngritja në detyrë bazohen në njohuri, aftësi dhe rezultate, jo në lidhje politike apo personale. Vendosja e kritereve transparente për përzgjedhjen, testimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm do të garantojë që vetëm më të mirët të jenë pjesë e institucioneve. Trajnim dhe zhvillim i vazhdueshëm, bota po ndryshon me shpejtësi dhe me këtë bashkë edhe sfidat në sektorin publik. Prandaj, zyrtarët tanë duhet të avancohen vazhdimisht. Do të ofrojmë programe trajnimi, shkëmbim përvojash me administrata të avancuara dhe prezantim të praktikave më të mira ndërkombëtare, theksoi Mickoski.
Kryeministri paralajmëron forcimin e ndërgjegjësimit etik dhe mekanizmave për llogaridhënien e administratës ndaj qytetarëve.
“Digjitalizimi për efikasitet më të madh është shumë i rëndësishëm. Administrata publike moderne duhet të jetë më e avancuar në aspekt teknologjik. Ne do të investojmë në mjete digjitale që do të reduktojnë kohën e përpunimit të kërkesave, do të eliminojnë hapat e panevojshëm dhe do të rrisim efikasitetin. Administrata cilësore kërkon nëpunës të motivuar dhe të kënaqur. Kjo nënkupton kushte më të mira të punës, paga reale dhe mundësi për avancim të bazuar në merita reale”, ka thënë Mickoski.
Kryeministri Mickoski ka thënë se administrata publike është servis për qytetarët dhe se reforma duhet të zbatohet nëse duam shtet evropian.
“Ky nuk është ndryshim që ndodh brenda natës, por është reformë që duhet ta zbatojmë nëse duam një shtet modern, evropian. Administrata publike duhet të jetë servis për qytetarët, jo institucion që bllokon shtetin. Është koha për të krijuar një sistem ku profesionistët do ta çojnë përpara administratën”, ka thënë Mickoski.
Siç njoftojnë nga kabineti i ministrit të Administratës publike, analiza e zbatimit të Strategjisë për reformën e administratës publike 2023-2030, miratimi i raporteve vjetore për vitin 2023 dhe 2024, si dhe prezantimi i gjetjeve të misionit vlerësues SIGMA për progresin e Republikës së Maqedonisë kanë qenë në fokus të seancës së dytë të Këshillit të reformës së administratës publike.



