LajmeMaqedoniTopLajm

Ademi: Procedura për shkarkimin e Kocevski u ndërpre për shkak se kryeprokurori ndoqi linjën partiake!

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në Daily Click në TV21 tha se procedura për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski u ndërpre nga shumica aktuale, pasi Kocevski ndoqi linjën partiake në procedurën para hetimore pas tragjedisë në Koçan. Ademi thotë se gjyqësori është kapur nga shteti.

“Bëhet fjalë për kapje të shtetit! Edhe të gjyqësorit, edhe të Prokurorisë! Inicohet procedurë për shkarkim, publikisht thuhet se kjo procedurë ka filluar dhe nuk ka kthim mbrapa, ndodh tragjedia e Koçanit, ndiqet linja partiake gjatë fazës para hetimore dhe hetimore dhe dalin e thonë po e stopojmë një procedurë të tillë. Fillon procedurën e shkarkimit të prokurorit, stopohet procedura e shkarkimit të prokurorit, po sa të ndiqet linja partiake. Ne nuk do të heshtim”, tha Ademi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close