
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, sot do të takojë emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Peter Sorensen
Pas takimit nuk pritet të ketë prononcim për media
Ky takim vjen pak ditë pasi, Sorensen zhvilloi vizitat e para në Kosovë dhe Serbi qëkur u emërua emisar për dialogun e Brukselit
Diplomati danez e mori këtë detyrë më 1 shtator të vitit të kaluar.



