LajmeMaqedoni

“Meteo alarm” në Maqedoni! Deri të enjten mot jostabil me stuhi

Për pjesën e Pellagonisë dhe pjesën lindore të Maqedonisë është lëshuar meteo alarm i verdhë, për shkak të stuhisë që do të fillojë nga sonte. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) thonë se deri te enjten do të kemi mot me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut.

Në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm, posaçërisht në orët e pasdites, ndërsa në nivel lokal do të ketë kushte për paraqitjen e një stuhie afatshkurte me reshje më të dendura të shiut, bubullima dhe erë të fortë. Stabilizim të motit do të ketë të premten.

Related Articles

Back to top button
Close
Close