LajmeMaqedoni

“Kam” dhe “Kiper” edhe jashtë kufijve të Maqedonisë

Pas “KAM”, me xhiro dallohet “Kiper” që filloi me punë në vitin 2011, me 175 milionë dhe fitim prej 5.5 milionë euro dhe “Stokomak” me xhiro prej afër 139 milionë euro dhe fitim prej 4.1 milionë euro. Vlen të përmendet se “Kiper” ka zgjeruar rrjetin e shitjes në Kosovë, përderisa “Stokomak” që filloi me punë në vitin 1997, planifikon zgjerimin e punës në Serbi.

Në pritje të hyrjes së gjigandit gjerman të tregtisë “Lidl” në Maqedoni – që do të hapë më shumë se 10 markete në vend, trende interesante po zhvillohen në tregtinë me pakicë në Maqedoni dhe rajon. Përskaj rritjes së fitimit të marketeve, po shënohen edhe modele të ndryshme të punës dhe suksesit afarist si zgjerim në shtetet fqinje dhe shitblerje kompanish. Zinxhiri i marketeve “Kam” që nisi me punë para 30 vitesh, së fundmi është zgjeruar edhe në Kosovë dhe Bullgari. “Kam”, sipas të dhënave të fundit të disponueshme, ka patur qarkullim apo xhiro prej 270 milionë euro në vitin 2023 dhe fitim prej 7.3 milionë euro. Mirëpo, në dallim prej tyre, marketet “Vero” me një shtrirje shumë më të vogël apo me shumë më pak dyqane – kanë një marzhë profiti prej më shumë se 10.4 milionë euro nga qarkullimi prej 99.5 milionë euro.

Qytetarët e Maqedonisë kryesisht furnizohen me ushqime dhe gjësende të tjera shtëpiake në “Kam”, “Kiper” dhe “Stokomak”, zinxhirë të njohur për marzhet e tyre të ulëta në produktet e shitura dhe shitjet me zbritje. Megjithatë, kjo treshe ka edhe një rezultat të shkëlqyer në fitime, ku zënë vendin e dytë, të tretë dhe të katërt.

Pas “KAM”, me xhiro dallohet “Kiper” që filloi me punë në vitin 2011, me 175 milionë dhe fitim prej 5.5 milionë euro dhe “Stokomak” me xhiro prej afër 139 milionë euro dhe fitim prej 4.1 milionë euro. Vlen të përmendet se “Kiper” ka zgjeruar rrjetin e shitjes në Kosovë, përderisa “Stokomak” që filloi me punë në vitin 1997, planifikon zgjerimin e punës në Serbi. Në ndërkohë, në top-pesëshen e rrjetit të marketeve me më shumë fitim është edhe “Kit-Go” në pronësi të kompanisë kosovare të tregtisë “Viva Fresh”. “Kit-Go” në vitin 2023 kishte qarkullim prej 86 milionë euro dhe fitim prej afër 3.9 milionë euro.

Rrjeti më i madh i shitjes me pakicë në Kosovë, “Viva Fresh Store” ka blerë këtë muaj “SPAR Albania” nga grupi shqiptar i investimeve “Balfin” për një shumë të pazbuluar, raportojnë mediat në Shqipëri. Në vitin 2023, “SPAR Albania” ishte lideri i tregut me pakicë me një xhiro prej 10.7 miliardë lekësh (111 milionë euro) – një rritje prej 14% nga viti në vit, ndërsa fitimi para taksave arriti në 406 milionë lekë (4.1 milionë euro), një rritje vjetore prej 62%. Në fund të vitit 2023, rrjeti i “SPAR Albania” përbëhej nga 90 supermarkete dhe dy hipermarkete, sipas të dhënave të kompanisë. Përveç “SPAR Albania” dhe “Big Market”, lojtarë të tjerë kyç në tregun shqiptar të shitjes me pakicë përfshijnë “Eco Market” dhe “Conad Albania”.

Sipas një njoftimi për shtyp të kompanisë, “Viva Fresh” synon të zgjerojë praninë e saj në tregun shqiptar dhe të nxisë të dyja ekonomitë duke krijuar vende të reja pune, duke fuqizuar prodhuesit vendas dhe duke modernizuar industrinë e shitjes me pakicë.

Një analizë e fundit e industrisë nga Data4X e vendosi “Viva Fresh Store” si grupin e pestë më të madh të shitjes me pakicë në Ballkanin Perëndimor, me një qarkullim prej 425 milionë euro, pas vetëm “Fortenova Group” (1.51 miliardë euro) që vitin e kaluar u ble nga afaristi më i pasur kroat Pavle Vujnovac për 470 milionë euro. Kjo kompani është pasuese e gjigandit kroat “Agrokor” dhe kishte pronarë edhe nga Rusi dhe Bjellorusia. “Maxi” ishte në pronësi të një nga pasanikëve më të mëdhenj në Serbi, Miroslav Mishkoviq, ndërsa tani është në pronësi gjermano-holandeze Ahold-Delez me një xhiro prej 1.32 miliardë euro. “Bingo” me pronar Senad Xhombiq nga Tuzla ka një qarkullim prej 966 milionë euro në Bosnje e Hercegovinë. “Lidl” gjerman me një ekspansion në rritje në rajon ka pasur xhiro prej 797 milionë euro. “Lidl” në Serbi ka investuar më shumë se 550 milionë euro në atë vend, ka eksportuar mallra serbe në vlerë prej më shumë se 30 milionë euro dhe ka punësuar më shumë se 3300 njerëz.

Gjithashtu, furnizuesit vendas janë të përfaqësuar në asortimentin “Lidl” Serbia me më shumë se 600 produkte, si përmes markave të njohura vendore ashtu edhe përmes produkteve të shitura nën markat “Lidl”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close