
Këngëtari dhe konkurrenti aktual i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka dhënë disa deklarata befasuese gjatë një bisede me Rozana Radin në oborrin e shtëpisë.
Teksa po diskutonin për eksperiencat e tij në reality show, Rozana e provokoi duke e pyetur se përse nuk e fitoi Big Brother VIP Kosova. Përgjigjja e tij ishte e papritur: “Ka qenë hile”.
Pas eliminimit të tij nga ky spektakël, ai u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, ku po vazhdon të jetë një ndër konkurrentët më të përfolur dhe më të komentuar për dinamikat që krijon brenda shtëpisë.



