LajmeMaqedoni

Janevska: Një pjesë e madhe e shkollave në vend kanë pajisje të duhura zjarrfikëse

Në një pjesë më të madhe të shkollave në vend ekziston pajisje zjarrfikëse, por disa do të duhet të rinovohen dhe rergullohen, për çka po punohet në mënyrë aktive, porositi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Saktësoi se pajisje për shuarjen e zjarrit ka në të gjitha shkollat, por në disa shkolla, kryesisht në ambientet e brendshme, ndodh që aparatet zjarrfikëse të mos jenë kontrolluar gjatë vitit, edhe pse ka detyrim që ato të kontrollohen një herë në vit.

“Do të kontrollohen, si dhe duhet të kontrollohen edhe zorrët e hidrantit për të parë nëse janë në vendin e duhur dhe janë në gjendje të mirë. Kjo është duke u zhvilluar dhe komunat luajnë një rol të madh në këtë sepse me procesin e decentralizimit, pushtetet lokale janë përgjegjëse për shkollat”, tha Janevska.

E pyetur se a janë planifikuar trajnime për nxënësit se si të ballafaqohen me situata krize, si në klubin “Pulse” në Koçan, ai tha se organizimi i trajnimeve të tilla është në vazhdim e sipër.

“Ditët e kaluara, krahas dhënies së ndihmës së parë në zonat e prekura, kam pasur disa takime me Kryqin e Kuq, Megjashin, dhe institucione të tjera me të cilët jemi marrë vesh që të forcojmë edukimin e studentëve se si të veprojnë në situatë krize. Shpresoj se nuk do të kemi nevojë, por dituria është e paçmueshme dhe ne po fillojmë të punojmë edhe për këtë”, saktësoi Janevska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close