LajmeMaqedoniTopLajm

Shef i ri në Qendrën Rajonale Perëndim: Ljupço Spirovski në vend të Fisnik Hanit

Sot, me urdhër nga Ministria e Punëve të Brendshme, shef i Qendrës Rajonale Perëndim me seli në Ohër është emëruar Ljupço Spiroski nga Kërçova.

Qendra Rajonale Perëndim mbulon punën e menaxhimit dhe kontrollit kufitar, duke përfshirë vijën kufitare prej 220 kilometrash me Republikën e Shqipërisë.

Në këtë qendër përfshihen disa stacione policore, pika kufitare me Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe Policinë e Liqenit dhe Aeroportin e Ohrit.

Detyrën e shefit të Qendrës Rajonale Perëndim deri dje e ka kryer kuadër shqiptar, konkretisht Fisnik Hani nga Struga.

Related Articles

Back to top button
Close
Close